Shkatërrohen mbi 3000 qendra ushtarake në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123754-shkatërrohen_mbi_3000_qendra_ushtarake_në_ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se që nga fillimi i operacionit ushtarak special në Ukrainë, janë shkatërruar mbi 3000 qendra dhe baza ushtarake në Ukrainë dhe janë pushuar nga aktiviteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2022 09:24 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen mbi 3000 qendra ushtarake në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se që nga fillimi i operacionit ushtarak special në Ukrainë, janë shkatërruar mbi 3000 qendra dhe baza ushtarake në Ukrainë dhe janë pushuar nga aktiviteti.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, deklaroi: “Njësitë ushtarake të Rusisë sot (të premten) në mëngjes me armatime me precizitet të lartë ka goditur disa qendra dhe objekte ushtarake të Ukrainës që në përgjithësi që nga fillimi i sulmit të Rusisë e deri më tani, janë shkatërruar 3213 qendra dhe baza ushtarake të Ukrainës nga ushtria e Rusisë. Avionët luftarakë dhe sistemet mbrojtëse të forcave tokësore të ushtrisë së Rusisë gjithashtu kanë shkatërruar 3 helikopterë dhe 8 dronë në mesin e tyre pesë dronë të llojit “Bajraktar TB-2” të Ukrainës. Në operacionet dhe sulmet e avionëve luftarakë dhe taktikë të ushtrisë së Rusisë gjithashtu janë shkatërruar të paktën 107 objektiva të forcave të armatosura të Ukrainës në mesin e tyre 6 qendra komanduese, të kontrollit dhe qendra të ndërlidhjeve, 14 depo të municionit dhe karburantit dhe 11 qendra të dislokimit të pajisjeve ushtarake”.

Vladimi Putin, presidenti i Rusisë, më 21 shkurt 2022, duke kritikuar shtetet perëndimore për mospërfilljen e shqetësimeve të Moskës në fushën e sigurisë, ka deklaruar: “Rusia e njeh zyrtarisht pavarësinë e republikave Donetsk dhe Lohansk në rajonin Donbas të Ukrainës”.

Putin gjithashtu më 24 shkurt, urdhëroi fillimin e sulmit ushtarak kundër Ukrainës dhe deklaroi: “Qëllimi i Moskës është çmilitarizimi i Ukrainës dhe nuk ka qëllim pushtimin e Ukrainës”.