265 mijë infektime me virusit Korona në Gjermani në 24 orët e fundit
Në gjermani për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së virusit Korona janë regjistruar 265.752 raste të infektuara me virusin Korona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se autoritetet gjermane për kontrollin e pandemisë së virusit Korona kanë deklaruar se numri i personave të infektuar me virusin Korona në këtë vend ka regjistruar një rekord të ri që nga fillimi i pandemisë Korona. Numri i infektimeve në nivel javor ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë disa ditëve të kaluara.
Sipas shifrave të regjistruara nga autoritetet e shëndetësisë në Gjermani, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 259 vdekje si pasojë e virusit Korona duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi Korona në mbi 125 mijë persona në Gjermani.