Lavrov: Dërgimi i armatimeve në Ukrainë, veprim i rrezikshëm
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës në Antalia të Turqisë, deklaroi: “Dërgimi i armatimeve në Ukrainë është një veprim i rrezikshëm. Sulmi i Rusisë në Ukrainë po vazhdon sipas programit të caktuar”.
Me fillimin e sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtetet perëndimore kanë filluar të dërgojnë sasi të armatimeve dhe municionit në Ukrainë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të enjten pas takimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës në Antalia të Turqisë, ka paralajmëruar shtetet që dërgojnë armatime në Ukrainë dhe që aktivizojnë mercenarë në luftën e Ukrainës dhe ka deklaruar: “Rusia nuk synon të sulmojë vendet e tjera dhe gjithashtu nuk ka sulmuar as Ukrainën”.
Shtetet e ndryshme perëndimore si Amerika dhe Britania pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, përveç dërgimit të armatimeve në Ukrainë, kanë vendosur edhe sanksione të rënda kundër Moskës. Veprimet e shteteve perëndimore kundër Rusisë po bëhen në kohën kur pavarësisht të gjitha këtyre masave anti-ruse, ata kanë frikë se shtimi i sanksioneve ndaj Rusisë do të krijojë krizë të madhe në sektorët e ekonomisë dhe sidomos në sektorin e naftës dhe gazit duke përkeqësuar kështu kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet botërore të energjisë.