Putin: Ukraina po vonon negociatat me Rusinë
Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë ka kritikuar Ukrainën për shkak të vonesës që po krijon në procesin e negociatave me Rusinë dhe deklaroi se Kievi po mundohet që në çfarëdo mënyre që të jetë, të krijojë vonesë në procesin e bisedimeve me Moskën.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, sot (të premten) në bisedë telefonike me Olaf Scholz, kancelarin e Gjermanisë, deklaroi: “Ukraina duke propozuar propozime të pavërteta në negociata, po mundohet të vonojë sa më shumë bisedimet, mirëpo Rusia është e gatshme të gjejë rrugëzgjidhje në përputhje me qasjen e vet.
Edhe më parë përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se Moska ka hequr dorë nga votimi i KS të OKB në lidhje me rezolutën e propozuar për krizën e Ukrainës. Kievi po pengon largimin e popullatës civile nga zonat e luftës.
Presidenti i Rusisë gjithashtu duke dënuar sanksionet e reja të Perëndimit ndaj Rusisë me pretekst të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, i ka përshkruar këto sanksione si një goditje serioze ndaj të gjithë ekonomisë globale.
Njëkohësisht me kërkesat e përsëritshme të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe për të marrë ndihma me miliona dollarë nga shtetet perëndimore, Rusia më 24 shkurt ka filluar operacionet speciale ushtarake kundër Ukrainës.