Konflikti në Ukrainë mori një kthesë të re
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124222-konflikti_në_ukrainë_mori_një_kthesë_të_re
Konflikti në Ukrainë mori një kthesë të re pasi Rusia përdori raketat e saj më të reja hipersonike Kinzhal pranë kufirit me Rumaninë anëtare e NATO-s dhe Kievi thotë se së shpejti do të marrë një dërgesë të re të armëve të avancuara amerikane, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Konflikti në Ukrainë mori një kthesë të re

Konflikti në Ukrainë mori një kthesë të re pasi Rusia përdori raketat e saj më të reja hipersonike Kinzhal pranë kufirit me Rumaninë anëtare e NATO-s dhe Kievi thotë se së shpejti do të marrë një dërgesë të re të armëve të avancuara amerikane, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger.

Rusia tha të shtunën se lëshoi raketa hipersonike nga sistemi i saj "Kinzhal" me qëllim që të shkatërronte një objekt të nëndheshëm të ruajtjes së armëve në perëndim të Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se kjo ishte hera e parë që Rusia përdori raketa hipersonike që kur dërgoi trupa në ish-shtetin sovjetik më 24 shkurt. Zhvillimi vjen pasi aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë rritur shpërndarjen e tyre të armëve në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj. Ndërkohë, dhjetëra ushtarë u vranë pasi trupat ruse goditën një kazermë ushtarake ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv, sipas dëshmitarëve. "Jo më pak se 200 ushtarë po flinin në kazermë" kur trupat ruse goditën, tha një ushtarak ukrainas në terren për AFP. “Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha ai. Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha të dielën CNN se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse përpjekja për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në një “Luftë të tretë Botërore”. “Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte. Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur. Por unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”, tha Zelensky. Prej ditësh tashmë Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë negociata por pa rezultate konkrete.