Rusia u tërhoq nga bisedimet e paqes me Japoninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124268-rusia_u_tërhoq_nga_bisedimet_e_paqes_me_japoninë
Ministria e Jashtme e Rusisë të hënën tha se ishte tërhequr nga bisedimet e paqes në përgjigje të sanksioneve të fundit nga Japonia dhe kishte pezulluar projektet ekonomike në lidhje me ishujt e diskutueshëm Kuril.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 22, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • Rusia u tërhoq nga bisedimet e paqes me Japoninë

Ministria e Jashtme e Rusisë të hënën tha se ishte tërhequr nga bisedimet e paqes në përgjigje të sanksioneve të fundit nga Japonia dhe kishte pezulluar projektet ekonomike në lidhje me ishujt e diskutueshëm Kuril.

Sipas IRNA; Moska dhe Tokio ende nuk i kanë përfunduar zyrtarisht armiqësitë e Luftës së Dytë Botërore mbi ishujt e njohur si Ishujt Kuril. Ministria e Jashtme ruse i quajti masat ndëshkuese të Japonisë për krizën e Ukrainës "hapa jomiqësore dhe një përpjekje për të dëmtuar interesat e Moskës", duke shtuar: Moska ua heq qytetarëve japonezë mundësinë për të udhëtuar në Rusi pa vizë. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe reagimit të fortë të vendeve perëndimore, Japonia zgjeroi gjithashtu ngrirjen e aseteve të kapitalistëve rusë dhe ndalimin e importit të disa mallrave ruse. Konflikti në Ukrainë vazhdon dhe sot shënon ditën e 26-të.