OKB: Mbi 900 civilë të vrarë në Ukrainë deri më tani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124284-okb_mbi_900_civilë_të_vrarë_në_ukrainë_deri_më_tani
Në bazë të statistikat e zyrës për të drejtat e njeriut të OKB, që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e deri ditën e hënë, janë vrarë 925 civilë në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2022 12:24 Europe/Tirane
  • OKB: Mbi 900 civilë të vrarë në Ukrainë deri më tani

Në bazë të statistikat e zyrës për të drejtat e njeriut të OKB, që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e deri ditën e hënë, janë vrarë 925 civilë në Ukrainë.

Kanali televiziv CNN njoftoi se në mesin e të vrarëve janë 11 vajza, 25 djem dhe 39 fëmijë të tjerë gjinia e të cilëve nuk është përcaktuar akoma.

Zyra e të drejtave të njeriut të OKB gjithashtu deklaroi se 1496 persona janë plagosur në Ukrainë. Në deklaratën e kësaj zyre thuhet: “Shumica e viktimave civile janë shkaktuar si rezultat i përdorimit të armëve shpërthyer me ndikim të gjerë siç është artileria e rëndë dhe sistemet raketore me shumë dimensione. Numri i vërtetë i viktimave të luftës në Ukrainë mund të jetë edhe më i madh”.