58,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124322-58_000_refugjatë_ukrainas_mbërrijnë_në_turqi
Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se në fund të shkurtit 58,000 ukrainas kanë hyrë në Turqi që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2022 02:44 Europe/Tirane
  • 58,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Turqi

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se në fund të shkurtit 58,000 ukrainas kanë hyrë në Turqi që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.

Turqia është përpjekur të veprojë si ndërmjetës në krizën e Ukrainës, por pa shumë sukses.  Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi gjithashtu nuk dhanë rezultate të prekshme. Rezultati i vetëm i këtyre negociatave ishte hapja e rrugës për një armëpushim të përkohshëm në disa zona për të lejuar civilët të dilnin nga rrugët humanitare. Sipas ISNA, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha: Vendi i tij ishte një nga vendet e para që mori drejtimin në ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë. Suleyman Soylu shtoi se Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave deri më tani ka dërguar 51 kamionë me ndihma në Ukrainë.