Tensionohen më shumë marrëdhëniet ruso-britanike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124372-tensionohen_më_shumë_marrëdhëniet_ruso_britanike
Rusia ka paralajmëruar se qasja e politikës së jashtme të Britanisë do të çonte në një qorrsokak pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha se Presidenti rus Vladimir Putin "ka kaluar vijën e kuqe në barbarizëm", duke thelluar ofensivën propagandistike të udhëhequr nga SHBA kundër Moskës për krizën në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2022 14:46 Europe/Tirane
  • Tensionohen më shumë marrëdhëniet ruso-britanike

Rusia ka paralajmëruar se qasja e politikës së jashtme të Britanisë do të çonte në një qorrsokak pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha se Presidenti rus Vladimir Putin "ka kaluar vijën e kuqe në barbarizëm", duke thelluar ofensivën propagandistike të udhëhequr nga SHBA kundër Moskës për krizën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke reaguar të enjten tha: "Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën e qëndrimeve anti-ruse. Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme." Johnson foli me zemërim ndaj Putinit të enjten teksa mbërriti në Bruksel për një treshe të paprecedentë të samiteve të NATO-s, G7 dhe BE-së. Johnson tha se Rusia duhet të jetë në shënjestër të sanksioneve shtesë si pasojë e luftës, duke pretenduar se më shumë sanksione mund të ndihmojnë në përfundimin e konfliktit me një ritëm më të shpejtë. “Vladimir Putin tashmë e ka kaluar vijën e kuqe në barbarizëm”, u tha Johnson gazetarëve, raporton Reuters. Ndërkohë, mediat publikuan dokumente në lidhje me trajnimin e ushtarëve ukrainas nga Regjimenti Mbretëror Britanik i Tankeve për të luftuar në Donbas. Agjencia e lajmeve Sputnik raportoi posedimin e dokumenteve duke përfshirë një certifikatë në qytetin Volnovakha në Donetsk, e cila konfirmon se Boris Kazarian, një ushtar ukrainas, kishte përfunduar stërvitjen e tij me pjesëmarrjen e trajnuesve britanikë. Deri më tani, Britania i ka dhënë Ukrainës më shumë se 10 mijë raketa, si dhe 400 milionë milionë paund ndihma humanitare dhe ekonomike.