Shtohen kundërshtimet ndaj sanksioneve anti-ruse të perëndimit
Sanksionet e gjera dhe të paprecedentë kundër Rusisë me pretekstin e agresionit rus kundër Ukrainës kanë hasur në kundërshtime të gjera.
Duke qenë se lufta në Ukrainë dhe sanksionet e paprecedentë perëndimore kundër Rusisë kanë pasur një ndikim të thellë negativ në aspekte të ndryshme të jetës botërore, duke përfshirë ekonominë, tregtinë dhe transportin e mallrave dhe produkteve në botë, vazhdimi i këtyre sanksioneve po përballet me kundërshtime serioze në bota. Në rastin e fundit, Brazili, një ekonomi në zhvillim dhe një anëtar i G20, i cili, së bashku me Rusinë, është anëtar i grupit BRICS, ka theksuar paligjshmërinë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm brazilian Carlos Alberto Franca ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, pas operacioneve ushtarake ruse kundër Ukrainës, duke i quajtur ato të paligjshme. Ai gjithashtu theksoi se interesat e disa vendeve janë në rrezik për shkak të këtyre sanksioneve. Qëndrimi anti-sanksione që janë vënë kundër Rusisë nuk është unik vetëm për Brazilin pasi edhe vende të rëndësishme si Kina, India dhe Turqia kanë marrë qëndrime të ngjashme. Këto vende janë të gjitha anëtarë të G20, duke përfshirë ekonomitë më të mëdha dhe ato në zhvillim. Nga këndvështrimi i tyre, zbatimi i një vëllimi të paprecedentë sanksionesh kundër Rusisë nën pretekstin e luftës në Ukrainë është i pavend dhe i paligjshëm dhe ka efekte negative të gjera në ekonominë dhe financat globale dhe do të çojë në kriza ndërkombëtare, duke përfshirë në fushën e energjisë dhe ushqimit. Megjithatë, vende si Kina, India, Brazili dhe Turqia, me njohuritë e tyre për qëllimet reale të Perëndimit, hezitojnë të respektojnë politikat perëndimore dhe sanksionet kundër Rusisë. Në lidhje me këtë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të premten tha: "Pavarësisht qëndrimit tonë ndaj krizës në Ukrainë, ne nuk jemi të gatshëm t'i bashkohemi fushatës së sanksioneve anti-ruse". Megjithëse Ankaraja do t'i përmbahet disa prej politikave të sanksioneve të OKB-së, ajo ka deklaruar se nuk mund të injorojmë marrëdhëniet me Rusinë dhe nuk mund të ushtrojë presion mbi qytetarët e vet në Turqi duke iu bashkuar politikës së sanksioneve kundër Rusisë. Kundër sanksioneve ruse u shpreh edhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, duke deklaruar se Kina nuk pranon të zgjidhë problemet përmes sanksioneve dhe kundërshton sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare. Wang Yi argumentoi se sanksionet jo vetëm që çojnë ekonomikisht në një skenar "humbje-humbje" ose "humbje të shumëfishtë", por gjithashtu prishin procesin e zgjidhjes politike. India, e cila dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet e saj tregtare dhe energjetike me Rusinë, dëshiron të anashkalojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë duke braktisur dollarin në shkëmbimet e saj të naftës. Një zyrtar i lartë i qeverisë indiane ka thënë se vendi dëshiron të blejë naftë ruse dhe produkte të tjera në monedhat kombëtare të të dy vendeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të pengojnë vendet që të bëjnë biznes me Rusinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar më parë për një goditje të rëndë në ekonominë globale, veçanërisht për ngadalësimin e rritjes dhe përshkallëzimin e recesionit global. Natyrisht, sanksionet e reja perëndimore anti-ruse janë një thikë me dy tehe që kanë pasoja të rënda për ekonomitë dhe sektorët energjetikë të shumë vendeve, veçanërisht Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.