Dollari hiqet në transaksionet ruso-turke
(last modified Sat, 26 Mar 2022 06:19:55 GMT )
Mars 26, 2022 07:19 Europe/Tirane
  • Dollari hiqet në transaksionet ruso-turke

Erdogan njoftoi përpjekjet e Turqisë dhe Rusisë për të hequr dollarin nga tregtia mes dy vendeve.

Shumë vende në mbarë botën, madje edhe disa aleatë të SHBA-së, përfshirë Arabinë Saudite, kanë filluar të lëvizin për t'i dhënë fund monopolit të transaksioneve financiare. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu njoftoi përpjekjet e Turqisë dhe Rusisë për të përdorur monedhat kombëtare të dy vendeve në shkëmbimet financiare mes dy palëve. Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Rexhep Tajip Erdogan të premten tha se delegacionet nga Ankaraja dhe Moska ishin në bisedime për të përdorur monedhat kombëtare të Turqisë dhe Rusisë. Sipas Erdogan, vendimi fillimisht do të zbatohet në sektorin e turizmit. Arabia Saudite thuhet se ka filluar negociatat me Kinën për të përdorur juanin në vend të dollarit në marrëveshjet për blerjen e naftës.