Turqia: Bota nuk mund t'i djegë urat me Moskën
Turqia ka kërkuar bisedime të mëtejshme me Rusinë për t'i dhënë fund operacionit të saj ushtarak në Ukrainë, duke theksuar se bota nuk mund t'i "djegë urat" me Moskën, ndërsa konflikti ka hyrë në muajin e dytë.
Duke folur në forumin ndërkombëtar në Doha të dielën, zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin tha se "Nëse të gjithë djegin urat me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta në fund të ditës". "Ukrainasit duhet të mbështeten me çdo mjet të mundshëm në mënyrë që ata të mund të mbrohen ... por zëri rus duhet të dëgjohet, në një mënyrë ose në tjetrën," në mënyrë që ankesat e Moskës të kuptohen", theksoi më tej Kalin. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, ka kërkuar të ndërmjetësojë në konfliktin njëmujor. Ankaraja kundërshton operacionin e Moskës në Ukrainë, por gjithashtu refuzon sanksionet perëndimore dhe nuk u është bashkuar atyre. Të shtunën dhe në të njëjtin forum, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu theksoi në mënyrë të ngjashme domosdoshmërinë e ndihmës së palëve ruse dhe ukrainase për të gjetur një rrugëdalje nga kriza e thellë, duke hedhur poshtë si të papranueshme atë që ai e quajti shkeljen e sovranitetit ukrainas.