Zelensky: “Çfarë po bën NATO?"
(last modified Sun, 27 Mar 2022 18:54:17 GMT )
Mars 27, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Zelensky: “Çfarë po bën NATO?

Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

Në një fjalim online, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur duke qëndruar në stoqe. Presidenti ukrainas pyeti drejtpërdrejt Perëndimin se përse ka frikë nga Moska. Zelensky u ankua se avionët rusë nuk mund të rrëzoheshin me mitralozë. “Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë”, shtoi ai. Ai tha se nuk ishte vetëm Ukraina në rrezik dhe vetëm 1% e tankeve dhe avionëve të NATO-s nevojiten për të ndihmuar forcat e tij të luftojnë Rusinë. " Nëse Ukraina bie, Rusia do të zgjerojë fuqinë e saj në Evropë", tha Zelensky. NATO deri më tani nuk e ka mbështetur kërkesën e presidentit ukrainas për të krijuar një zonë të ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

 

Tags