Mars 30, 2022 09:39 Europe/Tirane
  • Katër të plagosur nga të shtënat në Portland

Të shtënat në Portland të Oregon, lanë të paktën katër persona të plagosur.

 Të shtënat ndodhën të martën gjatë një gare të paligjshme makinash në Portland. Autori i të shtënave është një 21-vjeçar i quajtur “Adrian Ramirez”. Një djalë 11-vjeçar ishte në mesin e të plagosurve, sipas policisë së Portland. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki kohët e fundit pranoi se Shtetet e Bashkuara po shohin një rritje të krimit. Mbajtja e pakontrolluar e armëve në Shtetet e Bashkuara çdo ditë çon në dhunë me armë në të gjithë vendin, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Por lobi i armëve në Shtetet e Bashkuara është aq i fuqishëm sa Kongresi deri më tani ka refuzuar të ndërmarrë veprime për të frenuar shitjen e lirë të armëve.

Tags