FMN paralajmëron për pasojat e sanksioneve kundër Rusisë
(last modified Thu, 31 Mar 2022 13:03:31 GMT )
Mars 31, 2022 15:03 Europe/Tirane
  • FMN paralajmëron për pasojat e sanksioneve kundër Rusisë

Zv/drejtorja e përgjithshme e FMN ka deklaruar se sanksionet financiare të vendosura kundër Rusisë përmbajnë këtë kërcënim se gradualisht do të reduktohet sundimi i dollarit të Amerikës.

Gita Gupinat shtoi: "Reduktimi gradual i sundimit të dollarit të Amerikës mund të rezultojë në krijimin e një sistemi monetar ndërkombëtar të shpërndarë.  Disa shtete janë duke bërë negociata në lidhje me valutën me të cilën mund të bëjnë pagesa në shkëmbimet tregtare me Rusinë".

Sipas deklaratave të kësaj funksionare të FMN-s, lufta e Ukrainës gjithashtu do të ushtrojë ndikim për të pranuar sistemin financiar dixhital dhe do të ketë efekt edhe mbi valutat dixhitale të Bankës Qendrore.  

FMN edhe më parë ka deklaruar se sanksionet kundër Rusisë do të rezultojnë me shkatërrimin e dollarit si një valutë e rezervave dhe lufta në Ukrainë do të reduktojë rritjen ekonomike globale, mirëpo nuk do të shkaktojë stagnim të ekonomisë globale.

Tags