Dënohen krimet e luftës së ukrainasve kundër robërve rusë të luftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124810-dënohen_krimet_e_luftës_së_ukrainasve_kundër_robërve_rusë_të_luftës
Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar nga autoritetet e Ukrainës që të zhvillojë hetim në lidhje me krimet e luftës që mund të jenë kryer ndaj robërve rusë të luftës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2022 12:32 Europe/Tirane
  • Dënohen krimet e luftës së ukrainasve kundër robërve rusë të luftës

Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar nga autoritetet e Ukrainës që të zhvillojë hetim në lidhje me krimet e luftës që mund të jenë kryer ndaj robërve rusë të luftës.

Në një video e cila është publikuar më 27 mars në rrjetet sociale vërehet se ushtarët rusë të zënë rob qëllohen me plumba në këmbë dhe atyre nuk u jepet kurrfarë ndihme mjekësore më pas. Në pamjet e kësaj video vërehet se ushtarët rus të plagosur, merren në pyetje nga persona të armatosur që shumica prej tyre kishin lidhur në krah shiritin e kaltër që kryesisht është shenjë e njësive ushtarake të Ukrainës.

Organizata HRW në deklaratën e saj të publikuar të enjten në mbrëmje, ka deklaruar: “Në rast se vërtetohet keqtrajtimi dhe torturat e dhunshme dhe qëllimi me plumb në këmbë të robërve të luftës, atëherë veprime të tilla konsiderohen krime lufte. Ukraina duhet të tregojë se ka aftësi dhe mund të parandalojë veprime të tilla si dhe të ndëshkojë autorët e këtyre krimeve në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut”.