Inflacioni në zonën e euros shënoi rekord të ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124824-inflacioni_në_zonën_e_euros_shënoi_rekord_të_ri
Inflacioni në zonën e euros në muajin mars ka arritur në 7.5% që në krahasim me muajt e parë, konsiderohet një rekord i ri dhe në këtë mënyrë është duke u shtuar presioni mbi Bankën Qendrore të Evropës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2022 16:09 Europe/Tirane
  • Inflacioni në zonën e euros shënoi rekord të ri

Inflacioni në zonën e euros në muajin mars ka arritur në 7.5% që në krahasim me muajt e parë, konsiderohet një rekord i ri dhe në këtë mënyrë është duke u shtuar presioni mbi Bankën Qendrore të Evropës.

Zyra e Statistikave zë Komisionit të Bashkimit Evropian në një raport të saj ka shkruar: “Rritja e çmimeve në 19 vende evropiane të zonës së euros nuk është kufizuar vetëm me karburantet, por ka përfshirë të gjitha artikujt dhe shërbimet duke filluar nga artikujt ushqimore e deri të mallrat me qëndrueshmëri më të gjatë.

Në rrethanat kur Banka Qendrore e Evropës gjatë një viti të kaluar ka deklaruar situatën e inflacionit më të ulët, por shifrat e inflacionit aktual kanë tronditur vendimmarrësit politik dhe është bërë shkak që disa nga shteteve evropiane të kërkojnë marrjen e politikave tkurrëse për të shmangur vazhdimin e rritjes së çmimeve.

Në lidhje me këtë çështje, presidenti i Bankës Qendrore të Evropës ditën e premte ka deklaruar se të dhënat e inflacionit flasin vetë. Prandaj, politikat monetare nuk duhet të humbin rastin për zbatimin e politikave për t’u përballur në mënyrë të përshtatshme me këtë situatë.