Antonio Guterres: Korona rriti pabarazitë tek njerëzit me autizëm
Prill 02, 2022 19:56 Europe/Tirane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit tha se epidemia e koronavirusit ka rritur pabarazitë ndaj njerëzve me autizëm.
"Pabarazitë për njerëzit me autizëm janë në formën e humbjes ose uljes së shërbimeve në shkolla, shtëpi dhe komunitete," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një deklaratë të shtunën. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së shtoi se zgjidhja për reduktimin e pabarazive është ndërtimi i më shumë sistemeve mbështetëse për komunitetet e njerëzve me autizëm. Autizmi është një çrregullim që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.
Tags