BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124916-be_ja_paralajmëron_sanksione_të_reja_ndaj_rusisë
Bashkimi Evropian pas ngjarjeve që kanë ndodhur në rajonin Bucha në afërsi të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, nga forcat ushtarake të Rusisë, do të vendos sanksione të reja kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2022 09:53 Europe/Tirane
  • BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian pas ngjarjeve që kanë ndodhur në rajonin Bucha në afërsi të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, nga forcat ushtarake të Rusisë, do të vendos sanksione të reja kundër Rusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusia do të përballet “me sanksione të mëtejme të BE-së” pas raportimeve për krimet e dyshuara të luftës nga forcat ruse në Buça, në periferi të Kievit.

Michel shkroi më 3 prill në Twitter se ishte i “shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit”.

Ndërkaq, po të njëjtën ditë organizata Human Rights Watch tha se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë”.

Kjo organizatë, tha se më 4 mars, forcat ruse në Buça kishin qëlluar me armë zjarri prapa koke të paktën një person.

Kryetari i Buçës, Anatoly Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë në kohën kur ky qytet ishte nën okupimin e forcave ruse. Afër 280 dyshohet se janë varrosur në një varrezë masive, ndërkaq trupat e viktimave të tjera janë lënë në rrugët e këtij qyteti.

Në postimin e tij në Twitter, Michel tha se Bashkimi Evropian po i ndihmon Ukrainës “në mbledhjen e dëshmive të nevojshme, që më pas t’i dërgojë në gjykatat ndërkombëtare”.