Ngjarja në Bucha dhe akuzat e ndërsjella mes Ukrainës dhe Rusisë
Pas tërheqjes së trupave ruse nga rrethinat e Kievit, mediat perëndimore publikuan imazhe të qytetit Bucha që ndodhet pranë Kievit, duke pretenduar se forcat ruse kishin qëlluar mbi civilët teksa ata po largoheshin nga kryeqyteti ukrainas.
Pamjet e publikuara të rrugëve të Buchas tregojnë trupat e civilëve në rrugët dhe trotuaret e qytetit. Sipas mediave perëndimore, banorët e qytetit Bucha kanë thënë se këta civilë janë vrarë nga ushtria ruse pa asnjë arsye. Akuza u prit me një përgjigje të shpejtë nga Moska. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke mohuar akuzat e Ukrainës për vrasjet e civilëve në Bucha, të cilat janë pritur me protesta ndërkombëtare, duke e quajtur atë një veprim tjetër provokues. Ministria theksoi se gjatë kohës që qyteti ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë banor i vetëm vendas nuk pësoi akte dhune dhe për sa kohë qyteti ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse cdo banor lëvizte lirshëm nëpër qytet dhe përdorte celularë. Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Dmitry Polanski bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të hënën për të diskutuar "veprimin provokues të ekstremistëve ukrainas" në qytetin Bucha, duke përmendur luftën psikologjike perëndimore dhe propagandën për incidentin e Buchas. Kërkesa e Moskës gjen kuptim duke pasur parasysh historinë e forcave paraushtarake ukrainase që veprojnë në pjesë të ndryshme të vendit. Ndërkohë çështja e publikimit të imazheve dhe videove në lidhje me vrasjen e civilëve në Bucha nisi në të njëjtën kohë me praninë e forcave të sigurisë ukrainase në Bucha. Kjo ka ngritur pyetjen e rolit të mundshëm të grupeve militante ukrainase në këtë çështje. Më i rëndësishmi nga këto grupe militante është Batalioni Azov, një grup militant dhe vullnetar që u shfaq gjatë krizës së Ukrainës në maj 2014. Batalioni Azov ka një identitet ekstrem të djathtë dhe neo-nazist. Një zëdhënës zyrtar i grupit pranoi në vitin 2015 se 10 deri në 20 përqind e anëtarëve të Azov e konsideronin veten nazist. Grupi ka përdorur ndonjëherë simbole të tilla si "dielli i zi", i cili i përket tërësisht nazistëve. Andrei Biltsky, themeluesi i grupit, është një nga udhëheqësit më të shquar të së djathtës ekstreme në Ukrainë, me një histori sulmi ndaj pakicave. Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë raportuar në mënyrë të përsëritur për një numër krimesh lufte gjatë viteve të fundit, duke përfshirë torturimin e të burgosurve nga Batalioni Azov. Gjatë Luftës së Ukrainës, forcat e Batalionit Azov luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në parandalimin e qytetarëve ukrainas që të largoheshin nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit. Në fakt, këto milici janë përpjekur të përdorin civilët si mburoja njerëzore kundër sulmeve ushtarake ruse. Tani, duke pasur parasysh historinë e aktiviteteve antihumanitare të grupeve militante në Ukrainë, çështja e pranisë dhe veprimeve të tyre në Bucha duhet të trajtohet. Megjithatë, nisur nga paqartësia e autorit të vrasjes së Buchas, mediat dhe zyrtarët perëndimor kanë nisur qëllimisht një përpjekje në shkallë të gjerë për të fajësuar Rusinë, ndërkohë që zbardhja e së vërtetës varet nga hetimet e pavarura dhe ndërkombëtare për këtë çështje.