Mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për ngjarjet e “Buchas”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125048-mbajtja_e_mbledhjes_së_këshillit_të_sigurimit_për_ngjarjet_e_buchas
Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara ka bërë të ditur se sot, të martën, me kërkesë të Londrës për incidentin e Buchas do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 05, 2022 08:23 Europe/Tirane
  • Mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për ngjarjet e “Buchas”

Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara ka bërë të ditur se sot, të martën, me kërkesë të Londrës për incidentin e Buchas do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas IRNA; Barbara Woodward, ambasadorja britanike dhe përfaqësuesja e përhershme në Kombet e Bashkuara, foli për presidencën e rradhës të vendit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj (prill) dhe tha:  Të martën do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit për incidentin e Buchas. Ajo shtoi: "Ne do të diskutojmë provat në rritje të krimeve të luftës, duke përfshirë provat e marra nga Bucha." Ndërkohë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michel Bachelet të hënën bëri thirrje për një "hetim të pavarur dhe efektiv" mbi pretendimet se civilë u vranë nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të dielën bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi ngjarjet e Buchas në Ukrainë. Pas tërheqjes së trupave ruse nga afërsia e Kievit, mediat perëndimore publikuan imazhe të qytetit Bucha pranë Kievit duke pretenduar se forcat ruse kishin qëlluar mbi civilët teksa po largoheshin nga kryeqyteti ukrainas. Ukraina thotë se trupat e pesë personave të torturuar nga ushtria ruse u gjetën në Bucha. Trupat e pesë personave të torturuar nga ushtria ruse u gjetën në qytetin Bucha pranë Kievit, tha të hënën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolli, zyra në një deklaratë tha se ata u zbuluan në bodrumin e një qendre shëndetësore për fëmijë me duar të lidhur.  Në deklaratë thuhej: "Ushtarët e Forcave të Armatosura Ruse torturuan dhe më pas vranë civilë të paarmatosur." Deklarata shton se policia dhe prokurorët po vazhdojnë të regjistrojnë çdo krim lufte në vendngjarje. Sipas prokurorit të përgjithshëm trupat e të paktën 410 civilëve u gjetën të dielën në Bucha. Rusia ka mohuar se civilë janë vrarë teksa po tërhiqej nga qytetet afër Kievit. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione të ashpra ndaj Moskës.  Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 1,430 civilë janë vrarë dhe 2,097 janë plagosur në Ukrainë, ndërkohë që numri dyshohet të jetë shumë herë më i lartë.