Amerika vazhdon me sanksione kundër Ruesisë
Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan ka njoftuar vendimin e Uashingtonit për të shtuar sanksionet kundër Rusisë.
Agjencia lajmeve Fars njoftoi se Jake Sullivan,këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi: “Ju mund të prisni njoftime të mëtejshme për sanksione këtë javë. Ne po koordinohemi me aleatët dhe partnerët tanë se cilat do të jenë parametrat e saktë të kësaj, por po, këtë javë do të kemi elementë shtesë të presionit ekonomik për të njoftuar
Duke iu përgjigjur pamjeve të fundit të mizorive që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, presidenti i SHBA-së Joe Biden u tha gazetarëve të hënën më herët se ai "po kërkon më shumë sanksione" kundër Rusisë dhe do t'i shpallë ato së shpejti.
Biden nuk i etiketoi vrasjet si gjenocid, por tha se ato ishin një krim lufte, duke kërkuar që të zhvillohej një gjyq kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën, 4 prill se presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të "ndiejnë pasojat" dhe se partnerët perëndimorë do të intensifikojnë sanksionet kundër Moskës.