Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të ndërhyjë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125112-zelensky_i_bën_thirrje_këshillit_të_sigurimit_të_ndërhyjë_në_ukrainë
Dyzet ditë pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas bëri thirrje për ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar avancimin e rusëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 06, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të ndërhyjë në Ukrainë

Dyzet ditë pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, presidenti ukrainas bëri thirrje për ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar avancimin e rusëve.

Dyzet ditë pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, Presidenti Zelensky i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërhynte për të parandaluar ofensivën ushtarake të Rusisë. Mbrëmë, Zelensky doli praktikisht para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në fjalimin e tij vuri në pikëpyetje filozofinë e Këshillit të Sigurimit se organi ishte krijuar për të ruajtur paqen, por nuk po bënte asgjë për këtë. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime dhe të ndalojnë veton e Rusisë. Ai tha se Rusia ka kryer krimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Zelensky në vazhdim të fjalës së tij ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu tha: Putin është një kriminel lufte dhe duhet dënuar. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, hodhi poshtë deklaratën e Zelinsky, duke thënë:  Presidenti Zelinsky bën akuza të pabaza kundër vendit tim që asnjë dëshmitar okular nuk i mbështet.