Pezullohet anëtarësimi i Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
Sipas televizionit Al-Jazeera, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pezulloi anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut me 93 vota pro. Njëzet e katër vende votuan kundër rezolutës dhe 58 abstenuan. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar më parë rreth pezullimit të anëtarësimit të Moskës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se përpjekja e SHBA është jomiqësore dhe se vendet e tjera duhet të bëjnë publike qëndrimin e tyre. Sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi një rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës kishin rënë dakord të rrisin ndihmën për Ukrainën dhe se bashkëpunimi do të rritet në të gjitha fushat. Ndërsa një zëdhënës i Kremlinit tha se transferimet e vazhdueshme të armëve nga Perëndimi në Ukrainë do të pengonin bisedimet midis Moskës dhe Kievit. Moska gjithashtu e ka quajtur projekt-marrëveshjen e paqes të Ukrainës si "të papranueshme" dhe tha se Kievi kishte hequr dorë nga disa nga propozimet e dhëna në bisedimet e mbajtura në Turqi.