OKB: Sulmi në një stacion treni në Ukrainë është i papranueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125312-okb_sulmi_në_një_stacion_treni_në_ukrainë_është_i_papranueshëm
Një zëdhënës i OKB-së tha se sulmi në një stacion treni në Ukrainë ishte krejtësisht i papranueshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 09, 2022 10:53 Europe/Tirane
  • OKB: Sulmi në një stacion treni në Ukrainë është i papranueshëm

Një zëdhënës i OKB-së tha se sulmi në një stacion treni në Ukrainë ishte krejtësisht i papranueshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Stephan Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi: “Sulmi i së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainën lindore, i cili vrau dhe plagosi një numër të madh civilësh, dhe sulme të tjera ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë krejtësisht të papranueshme”.

“Këto sulme janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, tha ai.

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, të premten. Disa burime thonë se numri i të vdekurve është 35, katër prej të cilëve ishin fëmijë.