Rritja e numrit të refugjatëve nga lufta në Ukrainë
Kombet e Bashkuara thonë se numri i ukrainasve të zhvendosur ka arritur në 4,444,663.
Kombet e Bashkuara në një raport thanë se numri i refugjatëve ukrainas ishte rritur me 59,374 krahasuar me një ditë më parë. Kjo është në një kohë kur Evropa nuk ka parë një vërshim të tillë azilkërkuesish që nga Lufta e Dytë Botërore. 90% e atyre që kanë ikur nga Ukraina janë gra dhe fëmijë, pasi autoritetet ukrainase nuk lejojnë që burrat mbi moshën 18 vjeç të largohen nga vendi. 210,000 qytetarë të huaj gjithashtu janë larguar nga Ukraina të cilët ndonjëherë janë përballur me probleme për t'u kthyer në vendet e tyre. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës. Më shumë se 11 milionë njerëz, ose më shumë se një e katërta e popullsisë së Ukrainës, janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, të kalojnë kufijtë dhe të hyjnë në vendet fqinje, ose të kërkojnë strehim në pjesë të tjera të Ukrainës.