Kancelari austriak: Takimi im me Putinin nuk ishte miqësor
“Takimi me Putinin në Moskë nuk ishte miqësor dhe i thashë se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë”, tha kancelari austriak Karl Nehammer.
Sipas Guardian, kancelari austriak Karl Nehammerpas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë deklaroi se “takimi me Putinin në Moskë nuk ishte miqësor dhe biseda megjithëse ishte e sinqertë ajo ishte shumë e vështirë”. Kancelari austriak Karl Nehammer i ka thënë Vladimir Putinit se "të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, veçanërisht në Bucha, duhet të sillen para drejtësisë dhe paralajmëroi se sanksionet perëndimore do të forcohen derisa njerëzit në Ukrainë të vazhdojnë të vuajnë". Një zyrtar austriak i tha Guardian se Nehammer kishte diskutuar mbi gatishmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim ballë për ballë me presidentin rus, por Putin "nuk u përgjigj" dhe e injoroi ofertën. Sipas Reuters, Nehammer është zyrtari i parë i BE-së që takohet me Putinin që kur Putin urdhëroi forcat e tij të sulmonin Ukrainën. Nehammer shprehu solidaritetin e tij me Ukrainën kundër sulmit rus dhe dënoi sulmin e Rusisë. Qeveria e tij u është bashkuar gjithashtu vendeve të tjera të BE-së në dëbimin e diplomatëve rusë. Austria është një nga vendet që ka nevojë të importojë karburant nga Rusia dhe importon 80% të gazit të saj çdo vit nga Rusia.