Zelensky paralajmëron përdorimin e armëve kimike nga Rusia në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125474-zelensky_paralajmëron_përdorimin_e_armëve_kimike_nga_rusia_në_ukrainë
Presidenti i Ukrainës shprehu shqetësimin për përdorimin e armëve kimike nga forcat ruse në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 12, 2022 08:54 Europe/Tirane
  • Zelensky paralajmëron përdorimin e armëve kimike nga Rusia në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës shprehu shqetësimin për përdorimin e armëve kimike nga forcat ruse në Ukrainë.

Zelensky, megjithatë, nuk konfirmoi nëse ushtria ruse kishte përdorur ndonjëherë armë kimike në luftën e Ukrainës, raportoi Guardian. Presidenti ukrainas në një fjalim televiziv tha se forcat ruse mund të përdorin armë kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit dhe se ai po e shqyrton me seriozitet këtë mundësi. Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një deklaratë të hënën tha se ai ishte "thellësisht i shqetësuar" nga raportet për një sulm kimik në qytetin e rrethuar Mariupol.Batalioni Azov, një njësi ushtarake nacionaliste ukrainase që aktualisht lufton për të mbrojtur portin e Mariupolit, në kanalet e tij të mediave sociale raportoi të hënën në mbrëmje se një "substancë helmuese" ishte qëlluar nga një dron rus. Kjo substancë e panjohur thuhet se shkakton dëmtime në frymëmarrje dhe simptoma si bllokim arteriesh dhe çrregullime neurologjike.