Ukraina kundërshton vizitën e presidentit gjerman në Kiev
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se Ukraina kishte kundërshtuar ofertën e tij për të vizituar Kievin me liderë të tjerë të BE-së.
Sipas France 24, ai deklaroi se Kievi i ishte përgjigjur ofertës duke thënë se nuk kishte nevojë që presidenti gjerman të ishte i pranishëm në Ukrainë. Kundërshtimi vjen pasi Steinmeier është vënë nën kritika për lidhjet e tij të ngushta me Moskën, brenda dhe jashtë Gjermanisë. Kievi thuhet se e ka anuluar udhëtimin për shkak të afërsisë së presidentit gjerman me Rusinë. Gjatë një vizite në Varshavë, Steinmeier tha se këtë javë planifikonte të udhëtonte në Kiev bashkë me presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë për të dërguar një mesazh të fortë të solidaritetit evropian me Ukrainën. Ai shtoi: “Isha gati ta bëja këtë, por me sa duket Kievi nuk më do mua në këtë vend”. Steinmeier kohët e fundit ndryshoi qëndrimin e tij pasi bëri kritika dhe thirrje për ngritjen e një gjykate speciale për të hetuar akuzat për krime lufte kundër Rusisë. Ai kishte thënë më parë se sanksionet perëndimore kundër Rusisë do të preknin Gjermaninë dhe se populli gjerman duhet të presë kohë të vështira. Ambasadori i Ukrainës në Gjermani këtë muaj kritikoi presidentin Frank-Steinmeier për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Rusinë. “Pavarësisht luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Steinmeier ka mbajtur lidhje të ngushta dhe një rrjet kontaktesh me Rusinë”, tha Andre Melink për gazetën gjermane Der Spiegel. Gjermania është një nga vendet që ka mbajtur marrëdhënie ekonomike me Moskën, pavarësisht mbështetjes së Evropës për Ukrainën pas operacioneve speciale të Rusisë. Berlini importon një pjesë të konsiderueshme të gazit të tij nga Rusia dhe ka lidhje të ngushta ekonomike me Moskën. Pas nisjes së operacionit special të Rusisë kundër Ukrainës, Steinmeier e quajti luftën në Ukrainë të çmendur dhe i bëri thirrje Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë luftën. Presidenti i Rusisë më 21 shkurt 2022 kritikoi indiferencën e Perëndimit ndaj shqetësimeve të sigurisë së Moskës dhe njohu pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në rajonin e Donbasit. Tre ditë më vonë, të enjten, më 24 shkurt, Putini filloi të ashtuquajturin "operacion special" kundër Ukrainës, duke i kthyer marrëdhëniet e tensionuara Moskë-Kiev në një konfrontim ushtarak. Lufta në Ukrainë dhe reagimet ndaj veprimit të Rusisë vazhdojnë akoma.