Kina paralajmëron për pasojat e gjera të sanksioneve kundër Rusisë
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze paralajmëroi për efektet negative të gjera të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Zhao Lijian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të kenë përgjegjësi të veçantë në respektimin e rregullave të sistemit ekonomik global dhe ruajtjen e stabilitetit të tij. Përgjigja e SHBA ndaj krizës në Ukrainë është kritikuar gjerësisht në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Kinën. Uashingtoni në përgjigje të krizës në Ukrainë po përpiqet t'i sjellë vendet e ndryshme në përputhje me politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe duke e bërë këtë, Shtëpia e Bardhë po përdor mjete të tilla si sanksionet ekonomike dhe financiare për tu përballur me çdo kundërshtim ndaj kësaj kërkese imponuese. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë mobilizuar të gjithë aleatët e tyre për të vendosur sanksione të ndryshme ndaj Rusisë dhe vende të tilla si Australia vazhdojnë të rrisin sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të forcojnë pozicionin e tyre në politikën rajonale të SHBA. Në lëvizjen e fundit, Australia ka vendosur embargo dhe sanksione ndaj 14 shtetasve dhe kompanive ruse. Pavarësisht se sa marrëdhënie ka Rusia me vende si Australia, e cila po përpiqet të ushtrojë presion mbi Moskën duke vendosur sanksione, nga këndvështrimi i komunitetit ndërkombëtar ajo çfarë mund të ndikojë negativisht në ekonominë globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, është atmosfera që po krijohet nga mentaliteti amerikan i Luftës së Ftohtë. Shumë besojnë se duke nxitur krizën në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë një përpjekje të kotë për të parandaluar forcimin e Aleancës Lindore midis Kinës, Rusisë dhe fuqive të tjera rajonale dhe po përpiqen të përdorin të ashtuquajturën fuqi dhe aftësinë e saj për të frenuar Moskën dhe Pekin. Krijimi i ndarjeve midis Lindjes dhe aleatëve të Rusisë, së bashku me detyrimin e vendeve që të bashkëpunojnë me politikat e SHBA-së kundër Moskës për të konsoliduar pozicionin e saj ndaj Moskës, është një nga qëllimet më të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë në nxitjen e luftës në Ukrainë. Sipas vetë amerikanëve, Uashingtoni deri tani nuk ka arritur asnjë prej qëllimeve të veta. Michael Zovaeec, një ekspert për çështjet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, thotë: Sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë janë tepër simbolike, sepse ato kanë pasur pak efekt në sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës dhe Vladimir Putin dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov janë imun ndaj sanksioneve të tilla. Në çdo rast, sipas pikëpamjeve të qarqeve perëndimore, edhe Kina po luan lojën e saj kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në krizën e Ukrainës. Kjo do të thotë se Kina, si shtet i pavarur, jo vetëm që është kritike ndaj sjelljes së SHBA-së në luftën e Ukrainës, por gjithashtu duke përsëritur pasojat e sanksioneve ruse në ekonominë botërore kërkon të krijojë ndasi në mesin e botës perëndimore. Sigurisht, disa qarqe në Perëndim i konsiderojnë si slogane deklaratat e zyrtarëve kinezë për dëmin global të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe besojnë se në këtë çështje vetë Kina po ndjek interesat e veta.