Numri i njerëzve me korona në botë kaloi gjysmë miliardi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125612-numri_i_njerëzve_me_korona_në_botë_kaloi_gjysmë_miliardi
Numri i pacientëve me virusin korona në të gjithë botën ka kaluar mbi 500 milionë njerëz, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar për zgjerimin e përhapjes së virusit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 14, 2022 20:02 Europe/Tirane
  • Numri i njerëzve me korona në botë kaloi gjysmë miliardi

Numri i pacientëve me virusin korona në të gjithë botën ka kaluar mbi 500 milionë njerëz, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar për zgjerimin e përhapjes së virusit.

Numri i të infektuarve me virusin e Koronës në mbarë botën tani ka arritur në 502 milionë dhe 213 mijë e 40 veta, thekson agjencia IRNA. Nga këto, 6 milionë dhe 214 mijë e 678 njerëz kanë humbur jetën. Sipas të dhënave, faqja e informimit ëorldmeters.info njofton se deri në këtë moment Amerika me më shumë se 82 milionë njerëz, India me më shumë se 43 milionë njerëz, Brazil me më shumë se 30 milionë njerëz, Franca me më shumë se 27 milionë njerëz, Gjermania me më shumë se 23 milionë njerëz janë në krye të tabelës së Cavid-19. Në dhjetor të vitit 2019, virusi i Koronës u vëzhgua për herë të parë në Wuhan të Kinës; Deri në fillim të vitit 2020, pothuajse shumica e vendeve në botë u përballën me virusin korona në vendin e tyre dhe më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi pandeminë e sëmundjes. Deri më tani, pesë lloje të koronës kanë krijuar më shumë se pjesa tjetër infektime nëpër botë që janë Alpha, Beta, Gamma, Delta dhe tani Omicron. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka përshkruar këto shtame si tepër shqetësuese.