Debat në parlamentin turk për rastin e gazetarit Khashoggi
(last modified Thu, 14 Apr 2022 18:02:11 GMT )
Prill 14, 2022 20:02 Europe/Tirane
  • Debat në parlamentin turk për rastin e gazetarit Khashoggi

Vendimi i papritur i drejtësisë turke dhe referimi i çështjes së vrasjes së gazetarit saudit në Riad u bë objekt diskutimi në parlamentin turk.

Gjyqësori turk së fundmi njoftoi se kishte mbyllur çështjen e vrasjes së Jamal Khashoggi, një gazetar antiqeveritar i Arabisë Saudite dhe se çështjen do t'ia referonte gjyqësorit saudit. Njëzet e gjashtë shtetas sauditë dhe madje edhe princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman akuzohen për përfshirje në vrasjen e 59-vjeçarit Kamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Gjatë gjyqit të çështjes Khashoggi, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë, Muhamed bin Salman u përmend vazhdimisht si organizatori i vrasjes së këtij gazetari. Partia opozitare turke në parlamentin turk të enjten protestoi kundër dorëzimit të çështjes së Jamal Khashoggi në Arabinë Saudite.  Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Younis Amre, një përfaqësues i Partisë Popullore Republikane në parlamentin turk, duke cituar fjalët e raportuesit të OKB-së Agnes Kalamard, e cila e quajti vrasjen si një krim shtetëror, kritikoi referimin e çështjes së gazetarit saudit në Riad dhe tha: “Ju keni dorëzuar rastin e Jamal Khashoggi autorëve të këtij krimi, të cilët kanë kërcënuar edhe me vdekje zonjën Kalamard. A është e pastër ndërgjegjja juaj?  Kreu i Partisë Popullore Republikane, Kamal Keliçdaroghlu, e quajti referimin e çështjes së Khashoggi një turp për vendin dhe tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ia kishte dorëzuar çështjen Riadit në këmbim të parave nga sauditët. Dy ditë më parë, ministri turk i drejtësisë Bakr Bozdag iu përgjigj kritikave duke pretenduar se referimi i çështjes së gazetarit Khashoggi në Arabinë Saudite ishte një hap ligjor.

Tags