Demokratët bëjnë thirrje për riorganizim të marrëdhënieve SHBA- Arabi Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125630-demokratët_bëjnë_thirrje_për_riorganizim_të_marrëdhënieve_shba_arabi_saudite
Krerët e Komiteteve për Punë të Jashtme dhe Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe më shumë se 20 demokratë të tjerë planifikojnë t'i bëjnë presion administratës së Bidenit që të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Arabisë Saudite, duke përmendur refuzimin e Riadit për të bashkëpunuar me Uashingtonin kundër Moskës. Ata i referohen pushtimit rus të Ukrainës dhe një sërë çështjesh të të drejtave të njeriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2022 03:46 Europe/Tirane
  • Demokratët bëjnë thirrje për riorganizim të marrëdhënieve SHBA- Arabi Saudite

Krerët e Komiteteve për Punë të Jashtme dhe Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe më shumë se 20 demokratë të tjerë planifikojnë t'i bëjnë presion administratës së Bidenit që të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Arabisë Saudite, duke përmendur refuzimin e Riadit për të bashkëpunuar me Uashingtonin kundër Moskës. Ata i referohen pushtimit rus të Ukrainës dhe një sërë çështjesh të të drejtave të njeriut.

Ligjvënësit demokratë në një letër vunë në dukje se Arabia Saudite kishte refuzuar kërkesat e SHBA për rritjen e  prodhimit të naftës në mënyrë që të ulnin çmimet, të cilat ishin rritur si rezultat i luftës së Ukrainës dhe sanksioneve ruse dhe gjithashtu është futur në bisedime me Pekinin për të shitur një pjesë të naftës së saj në Kinë duke përdorur monedhën Juan.  “Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë me status quo-në dhe të mbështesin një partner autoritar, ose ne mund të riorganizojmë marrëdhëniet tona në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, shkruajnë ligjvënësit. Letra e demokratëve drejtuar qeverisë së Biden për të rishqyrtuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Riadit bëhet në kuadër të premtimeve të mëparshme të presidentit demokrat Joe Biden dhe marrëdhënieve të fundit midis dy vendeve, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe përpjekjeve saudite për afrim më të afërt me Kinën. Pavarësisht pretendimeve fillestare të administratës Biden për një rishqyrtim të marrëdhënieve Uashington-Riyad dhe për masa shtrënguese të mëtejshme kundër regjimit saudit, interesat gjeopolitike afatgjata të SHBA-së në rajonin e Azisë Perëndimore duket se e kanë bërë Uashingtonin të ndryshojë gradualisht pozicionin e tij ndaj Riadit. Në fakt, pasi Joe Biden mori detyrën në janar 2021, nga disa prej pozicioneve të tij dhe të zyrtarëve të lartë të qeverisë si Sekretari i Shtetit Anthony Blinken për rishikimin e marrëdhënieve Uashington-Riad, pritej të ndodhnin ndryshime thelbësore. Por tani është e qartë se pavarësisht këtyre premtimeve dhe pezullimin e përkohshëm të shitjeve të armëve për regjimin saudit, politika e përgjithshme e SHBA-së ndaj Arabisë Saudite, si një nga aleatët e saj kryesorë në Gjirin Persik, vazhdon të sillet rreth mbështetjes dhe mbrojtjes së plotë të këtij regjimi. Prandaj, procesi i ndihmës ushtarake dhe i bashkëpunimit mes dy vendeve ka vazhduar.  "Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin kurrë parimet e tyre për të blerë vetëm naftë dhe për të shitur armë," tha Biden kur njoftoi pezullimin e shitjeve të armëve për sauditët. Por tashmë është e qartë se sauditët, duke pasur parasysh prioritetin e marrëdhënieve dhe interesave të tyre madhore, veçanërisht në fushën e naftës dhe marrëdhëniet me Rusinë, po refuzojnë të përmbushin kërkesat e Uashingtonit për rritjen e prodhimit të naftës. Në të njëjtën kohë, ata po mendojnë për marrëdhënie afatgjata me Kinën, e cila parashikohet të bëhet ekonomia më e madhe në botë deri në vitin 2030.