OKB: Afro 2000 civilë janë vrarë në Ukrainë
Kombet e Bashkuara thonë se deri më tani në luftën në Ukrainë janë vrarë rreth 2000 civilë.
Sipas IRNA; Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të enjten njoftoi se deri më 12 prill, numri i të vdekurve nga ofensiva ushtarake e Rusisë në Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ishte rritur në 1932 veta. Zyra paralajmëroi se numri aktual i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë pasi informacionet nga zonat ku konflikti është ende në vazhdim janë vonuar dhe shumë raporte presin konfirmim. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) gjithashtu ka deklaruar se 2,589 civilë janë plagosur nga lufta në Ukrainë. Zyra tha: Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainën vazhdon të rrisë nevojat humanitare. Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme për çështjet politike dhe vendosjen e paqes, tha: Shumë banorë që nuk kanë mundur të largohen nga qyteti port juglindor i Mariupolit, u mungon ushqimi, uji, rryma dhe kujdesi mjekësor dhe trupat e pambledhur janë në rrugët e qytetit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha sot se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë me muaj dhe ndoshta edhe më gjatë.