Refuzimi i Biden për të pranuar refugjatë ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125638-refuzimi_i_biden_për_të_pranuar_refugjatë_ukrainas
Qeveria Biden pranoi vetëm 12 ukrainas muajin e kaluar, pavarësisht angazhimit të saj për të pranuar 100,000 refugjatë ukrainas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 15, 2022 03:47 Europe/Tirane
  • Refuzimi i Biden për të pranuar refugjatë ukrainas

Qeveria Biden pranoi vetëm 12 ukrainas muajin e kaluar, pavarësisht angazhimit të saj për të pranuar 100,000 refugjatë ukrainas.

Presidenti amerikan muajin e kaluar njoftoi se vendi do të pranonte më shumë se 100,000 ukrainas, raportoi rrjeti Rusia Today. Sipas programit amerikan të refugjatëve, në mars vetëm 12 azilkërkues ukrainas arritën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.  Pavarësisht kundërshtimit të republikanëve ndaj ligjit amerikan për refugjatët, disa ligjvënës dhe avokatë i kanë bërë thirrje Bidenit të përshpejtojë procesin e përpunimit të dosjeve të azilkërkuesve dhe dhënies së vizave për ta. Sipas Departamentit të Shtetit, Shtetet e Bashkuara pranuan 439 refugjatë ukrainas gjatë luftës ruse nga 1 shkurti deri më 31 mars, por vetëm 12 u zhvendosën zyrtarisht në mars pasi lufta u intensifikua dhe numri i ukrainasve që iknin nga vendi u rrit ndjeshëm. Deri më tani, Polonia renditet e para me pritjen e më shumë se 2.5 milionë refugjatëve ukrainas. Rumania, Hungaria, Moldavia, Sllovakia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë mikriptësit e  radhës. Kombet e Bashkuara njoftuan së fundmi se më shumë se 3.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.