Rusia njofton shkatërrimin e fabrikës së raketave në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat ruse kanë shkatërruar 16 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës së kaluar duke përdorur raketa të dirigjuara me precizitet të lartë.
Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, tha se raketat e lëshuara me precizitet të lartë, shkatërruan 16 objektiva ushtarake të armikut gjatë natës së kaluar, duke përfshirë edhe 11 baza të automjeteve ushtarake.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë shtoi se ushtria ruse gjatë këtyre sulmeve ka goditur dy depo raketash dhe të armatimeve artilerie në afërsi të Mykolayev, bazës qendrore për deponimin e pajisjeve për zbulim dhe lidhjeve të radarëve të Ukrainës në juglindje të Poltava, një depo raketash kundërajrore në jug të Poltava dhe një bazë të njësive të brigadës 95 të forcave ajrore të Ukrainës në Khasarovka.
Kunashenkov shtoi: "Sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas Sukhoi-25 pranë Izium".
Rusia ka thënë se ka përdorur gjithashtu raketa me rreze të gjatë veprimi në det për të sulmuar një qendër për riparimin e pajisjeve ushtarake në Mykolaiv në Ukrainën jugore.