Luftimet vazhdojnë në Mariupol të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125702-luftimet_vazhdojnë_në_mariupol_të_ukrainës
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës në një konferencë për shtyp deklaroi se forcat ruse nuk kishin arritur ende të merrnin kontrollin e plotë në Mariupolit, megjithëse Rusia po përpiqej të merrte kontrollin e këtij qytetit sa më shpejt të ishte e mundur duke dërguar përforcime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2022 11:04 Europe/Tirane
  • Luftimet vazhdojnë në Mariupol të Ukrainës

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës në një konferencë për shtyp deklaroi se forcat ruse nuk kishin arritur ende të merrnin kontrollin e plotë në Mariupolit, megjithëse Rusia po përpiqej të merrte kontrollin e këtij qytetit sa më shpejt të ishte e mundur duke dërguar përforcime.

Alexander Motozyanik deklaroi: "Situata në Mariupol është e vështirë. Luftimet janë në vazhdim dhe ushtria ruse po kërkon vazhdimisht njësi shtesë për të sulmuar qytetin”.

Nëse Mariupoli bie nën kontrollin e forcave ruse, do të jetë qyteti i parë i madh në luftën në Ukrainë që do të bie në duart e forcave të Rusisë.
Mariupol para fillimit të luftës në Ukrainë, ishte vendbanim i 400,000 njerëzve, por tani, pas disa javë rrethimi dhe bombardimesh të vazhdueshme nga Rusia, ky qytet është kthyer në rrënoja dhe mijëra civilë janë vrarë, ndërsa dhjetëra mijëra janë zhvendosur nga konflikti dhe janë bllokuar në mes të luftimeve.