Kina nuk ka plane të furnizojë me drithë tregun botëror
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125710-kina_nuk_ka_plane_të_furnizojë_me_drithë_tregun_botëror
Pas rritjes së çmimeve të artikujve ushqimore në Evropë, Kina ka vendosur të mos furnizojë tregun botëror me një pjesë të rezervave të drithit, por do të vazhdojë të blejë grurë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2022 11:33 Europe/Tirane
  • Kina nuk ka plane të furnizojë me drithë tregun botëror

Pas rritjes së çmimeve të artikujve ushqimore në Evropë, Kina ka vendosur të mos furnizojë tregun botëror me një pjesë të rezervave të drithit, por do të vazhdojë të blejë grurë.

Mediat kineze raportuan se Pekini nuk ka plane të ofrojë një pjesë të rezervave të drithit të vet në tregun botëror për të lehtësuar presionin mbi tregjet evropiane, të cilat po përballen me rritje të çmimeve të artikujve ushqimore.

Kina vazhdon të blejë grurë nga tregjet e huaja për të garantuar sigurinë e saj ushqimore, thanë mediat kineze.

Mediat kineze mohuan pretendimet e mediave të huaja se blerjet kineze kanë rritur çmimet e grurit. Statistikat tregojnë se Kina, vendi me popullsi më të madhe në botë, ka arritur të deponojë më shumë se gjysmën e misrit dhe drithërave të tjera në botë.