Portet evropiane mbyllen për anijet ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125802-portet_evropiane_mbyllen_për_anijet_ruse
Në një lëvizje të ngjashme nga Estonia dhe Bullgaria, portet evropiane nga sot u mbyllën për anijet ruse me pretekstin e zhvillimeve në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 17, 2022 20:13 Europe/Tirane
  • Portet evropiane mbyllen për anijet ruse

Në një lëvizje të ngjashme nga Estonia dhe Bullgaria, portet evropiane nga sot u mbyllën për anijet ruse me pretekstin e zhvillimeve në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Estonia dhe Bullgaria nga e diela gjithashtu ndaluan anijet ruse të hyjnë në portet e tyre dhe nuk lejuan anijet ruse që të ankorohen. Nga e shtuna, 17 prill, anijet ruse nuk do të mund të ankorohen në portet evropiane, sipas agjencisë së lajmeve. Kjo masë është në përputhje me vendimin e BE-së kundër Rusisë për shkak të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës. Dje, Italia dhe Rumania gjithashtu njoftuan vendimin e tyre për të marrë një vendim të ngjashëm kundër Moskës. Komisionerja e BE-së Ursula von der Leyen i ka thënë më parë gazetës gjermane Bild se Bashkimi Evropian në përgatitjen e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë do të marrë në konsideratë edhe sektorët e energjisë përveç vazhdimit të kufizimeve bankare. Sanksionet përfshijnë në veçanti Sberbank, e cila mbulon 37 për qind të sektorit bankar të Rusisë.