Evakuimi i Kongresit Amerikan për shkak të kërcënimeve të sigurisë
Mediat amerikane raportuan të enjten në mëngjes se ndërtesa e Kongresit të Amerikës ishte zbrazur dhe punonjësit ishin evakuuar tërësisht pas një incidenti sigurie.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se policia përgjegjëse për sigurinë e Kongresit të Amerikës njoftoi se të gjithë punonjësit e këtij kompleksi janë evakuuar për shkak të afrimit kërcënues të një avioni drejt godinës së Kongresit.
Pak minuta më vonë, policia e Kongresit njoftoi se situata në godinën e Kongresit ishte shpallur ishte shpallur normale pas mënjanimit të një kërcënimi të mundshëm ajror ndaj kësaj godine shtetërore.
Frika e aparatit të sigurisë amerikane për një sulm të mundshëm ndaj Kongresit përkon me një sondazh të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tregon se rreth 57% e popullit amerikan kanë frikë nga një sulm i përsëritur ndaj Kongresit.
Më 6 janar 2021, Kongresi i Amerikës ishte duke numëruar votat e Kolegjit Zgjedhor për të miratuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, kur Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij të zhvillonin të ashtuquajturat protesta paqësore pasi disa ligjvënës amerikanë protestuan kundër votave në Arizona.
Mbështetësit e Trump, megjithatë, sulmuan Kongresin në një numër të madh dhe pasi u përleshën me forcat e sigurisë, hynë në ndërtesë dhe nëpër dhoma të ndryshme të saj.
Pesë persona, duke përfshirë një polic u vranë gjatë këtij sulmi të dhunshëm. Sulmi i mbështetësve të Trump në ndërtesën e Kongresit Amerikan shënoi shkarkimin e tij të dytë në Kongres.