Evakuimi i civilëve nga qyteti ukrainas Mariupol
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126096-evakuimi_i_civilëve_nga_qyteti_ukrainas_mariupol
Zëvendëskryeministri i Ukrainës njoftoi hapjen e një korridori humanitar në "Mariupol" dhe tha: Pasditen e sotme po tentohet të evakuohen civilët nga qyteti port.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Evakuimi i civilëve nga qyteti ukrainas Mariupol

Zëvendëskryeministri i Ukrainës njoftoi hapjen e një korridori humanitar në "Mariupol" dhe tha: Pasditen e sotme po tentohet të evakuohen civilët nga qyteti port.

“Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Irina Varschuk tha: Nëse gjithçka shkon sipas planit, nisja nga qyteti i rrethuar i Mariupolit do të fillojë mesditën e së dielës.  Zyrtarët e qytetit të Mariupol kishin njoftuar më parë në kanalin e tyre Telegram se evakuimi do të bëhej nga porti për në Zaporizhia. Ndërkohë të premten, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po përgatitej për një armëpuhsim në fabrikën e çelikut Azofestal në Mariupol. Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi gjithashtu se pas largimit nga kompleksi, civilët mund të lëvizin vullnetarisht në zonat e kontrolluara nga Rusia dhe nëse ushtarët ukrainas dorëzohen, ata do të shpëtojnë jetën e tyre. Qeveria ukrainase bëri thirrje të enjten për rihapjen e menjëhershme të një korridori humanitar për evakuimin e civilëve dhe ushtarëve të plagosur nga fabrika Azofestal në Mariupol.   Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pas takimit me  Putinin tha  se i gjithë qyteti i Mariupolit ishte marrë nga forcat ruse, me përjashtim të fabrikës së çelikut Azofestal, ku rreth 2000 militantë ukrainas janë ende të stacionuar. Ministri rus i Mbrojtjes gjithashtu njoftoi se Rusia kishte evakuuar më shumë se 142,000 civilë nga Mariupol. Sipas tij, situata në qytet është e qetë, cdo gjë mundëson kthimin e civilëve.