Fillimi i tërheqjes së civilëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azofestal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126470-fillimi_i_tërheqjes_së_civilëve_ukrainas_nga_fabrika_e_çelikut_azofestal
Sipas një komandanti të regjimentit Azov të ushtrisë ukrainase, pas armëpushimit, një numër civilësh mundën të largoheshin nga uzina e çelikut Azofestal në Mariupol.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2022 03:36 Europe/Tirane
  • Fillimi i tërheqjes së civilëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azofestal

Sipas një komandanti të regjimentit Azov të ushtrisë ukrainase, pas armëpushimit, një numër civilësh mundën të largoheshin nga uzina e çelikut Azofestal në Mariupol.

"Aktualisht ekziston një armëpushim nga të dyja palët dhe ne kemi qenë në gjendje të shpëtojmë 20 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, nga rrënojat e fabrikës dhe t'i sjellim në një vend të sigurt në shtëpitë e tyre. Shpresojmë që ky armëpushim të zgjatet që të largojmë të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga kjo fabrikë ," tha Sëatoslav Palamar, zëvendës komandant i regjimentit Azov. Sipas disa raporteve, 2000 ushtarë ukrainas në uzinën Azofestal në rajonin e Mariupolit janë nën rrethim nga forcat ruse. Sipas këtyre raportimeve, një numër i këtyre ushtarëve janë plagosur dhe rreth një mijë civilë ndodhen në fabrikë. Pak ditë më parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës në ​​një deklaratë në rrjetet sociale tha: Qindra civilë të plagosur, fëmijë dhe ushtarë ukrainas janë bllokuan në strehimoret e fabrikës. Ata pothuajse nuk kanë ushqim, ujë apo ilaçe. Nevojitet një korridor urgjent humanitar në uzinën Azofestal për të garantuar sigurinë publike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të enjten bëri thirrje për rihapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga qyteti ukrainas i Mariupolit, duke thënë se qyteti i rrethuar ishte në një krizë të  vërtetë. "Sot, njerëzit e Mariupolit kanë nevojë të madhe për një veprim të tillë. Mariupoli është një krizë brenda tjetrës," ka thënë Guterres pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelinsky në Kiev. Mariupol është një nga qendrat më të mëdha industriale dhe akademike në Ukrainë dhe qyteti i dytë më i madh në Donetsk. Ministri rus i Mbrojtjes Shoigu javën e kaluar i tha presidentit rus Putin se forcat ruse kishin marrë kontrollin e të gjithë qytetit të Mariupolit, përveç fabrikës së çelikut Azofestal. Shoigu deklaroi se mbetjet e forcave ekstremiste janë ende në fabrikën, e cila është nën rrethim. Ministri rus i mbrojtjes tha se më shumë se 4,000 militantë ishin vrarë dhe 1,478 u dorëzuan gjatë operacionit në Mariupol. Mariupol është një port strategjik në Detin Azov që ditët e fundit ka qenë në qendër të presionit rus për të lidhur forcat e saj në Ukrainën lindore dhe jugore.  “Nëse Mariupol bie, do të jetë arritja më e madhe e Rusisë në këtë luftë”, raportoi Reuters për rëndësinë e kontrollit rus të qytetit. Ky është porti kryesor i rajonit Donbas, një rajon i dy provincave juglindore që Moska po kërkon dorëzimin e plotë tek separatistët.