May 02, 2022 08:55 Europe/Tirane
  • Kancelari gjerman u bën thirrje aleatëve evropianë

Kancelari gjerman u bëri thirrje vendeve evropiane për koordinim në dërgimin e armëve në Ukrainë.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga lufta në Ukrainë dhe deri më tani vendet perëndimore kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Kiev. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Kancelari gjerman Olaf Schultz të dielën shprehu kundërshtimin ndaj hapave të njëanshëm për dërgimin e armëve në Ukrainë, duke thënë se Berlini do të koordinojë veprimet e tij me aleatët. Kancelari gjerman shtoi: “Do të marr vendime shpejt dhe në koordinim me aleatët dhe veprimi i nxituar dhe i njëanshëm i Gjermanisë do të shkaktojë dyshime”. Që nga fundi i shkurtit, Gjermania ka dërguar 2,500 raketa antitank, 900 raketa-hedhës antitank, 3,000 raketa, 100 pushkë, 100,000 granata dore, 2,000 mina, 5,300 njësi shpërthyese dhe 16 milionë fishekë. Ky veprim dhe këto deklarata janë bërë në një kohë kur disa gjermanë kanë nënshkruar një peticion që i bën thirrje kancelarit gjerman Olaf Schultz  të ndalojë transferimin e armëve të rënda në Ukrainë. Numri i nënshkruesve ka arritur në 106646 persona.

Tags