Erdogan: Turqia do të riatdhesojë 1 milion refugjatë sirianë
(last modified Tue, 03 May 2022 17:52:23 GMT )
May 03, 2022 19:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia do të riatdhesojë 1 milion refugjatë sirianë

Presidenti i Turqisë tha se ky vend do të dërgojë rreth një milion refugjatë sirianë në Sirinë veriore, sipas një plani që synon të mundësojë zhvendosjen e tyre në shtëpitë e ndërtuara atje pjesërisht nga Turqia.

"Ne po mbështesim strategjinë tonë me projekte për të inkurajuar kthimet e refugjatëve," tha të martën Recep Tayyip Erdogan duke shtuar: "Ne po përgatisim një projekt për të realizuar kthimin e një milion vëllezërve tanë sirianë." Sipas skemës, qeveria turke do të kërkojë të strehojë sirianët në 100,000 shtëpi në provincën veriore të Sirisë, Idlib, të kontrolluar nga militantët, raportoi faqja e lajmeve të gazetës me bazë në Londër, Middle East Eye (MEE). Kritikët kujtojnë se që nga viti 2011 – kur Siria u gjend nën valën e dhunës së shfrenuar të nxitur nga disa vende të rajonit, duke përfshirë Turqinë dhe të tjera – Idlibi ka shërbyer si një strehë e sigurt për militantët dhe terroristët që shkuan atje si pasojë e operacioneve anti-terroriste të Damaskut. Turqia aktualisht pret 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe 1.7 milionë shtetas të tjerë të huaj, raportoi MEE. Opozita turke dhe politikanët konservatorë, ndërkohë, po i bëjnë presion Ankarasë që të riatdhesojë refugjatët sirianë. “Opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) ka udhëhequr retorikën gjithnjë e më armiqësore anti-siriane,” thuhet në uebsajt. Shefi i CHP Kemal Kilicdaroglu ka premtuar se do t'i kthejë sirianë në vendin e tyre nëse zgjidhet president në vitin 2023. Deri pak javë më parë, Erdogan zotohej se "nuk do t'i kthente kurrë" sirianët.

 

Tags