Hamasi në Moskë, hakmarrja e Putinit
Ndërsa tensionet midis Tel Avivit dhe Moskës u përshkallëzuan, një delegacion i zyrtarëve të lartë nga Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) po viziton Moskën për bisedime me zyrtarët rusë.
A do të jetë një “luftë” hibride e kryer mjeshtërisht nga Rezistenca në një periudhë kohore rekord dhe mbi të gjitha një dorë ndihmëse ruse, që Rusia donte të diskutonte me të ftuarit e saj? Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se mercenarët izraelitë po luftonin kundër Rusisë së bashku me Batalionin ukrainas Azov në qytetin Mariupol. Zakharova pohoi në një deklaratë për Sputnik të mërkurën, se politikanët izraelitë kanë shtuar së fundmi fushatën mediatike kundër Rusisë. A nuk mjafton ky si një argument që Putini të drejtohet Rezistenca dhe të ftojë komponentin më të afërt me vijën e frontit anti-izraelit, Gazën, në Moskë? Pa dyshim, është pothuajse e pamundur të përgjigjemi negativisht, pasi në bazën Ramstein në Gjermani, ku entiteti sionist bashkëkryeson një këshill të luftës anti-ruse me amerikanët, ku përveçse përdor bandat që stërvit dhe financon, Izraeli gjithashtu do merret edhe me flotën ajrore dhe detare të Rusisë në javët në vijim! Faqja Avia.pro pranë Ministrisë Ruse të Mbrojtjes shkruan: “…Një grup i madh i sistemeve izraelite të raketave Spike NLOS dhe raketave cruise anti-anije Blue Spear do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një programi ndihme ushtarake të vendosur në Ramstein…Estonia, e cila furnizon Ukrainën me armë izraelite, tani ka sisteme raketore anti-tank Spike NLOS dhe sisteme raketore anti-anije Blue Spear. Këto raketa i dhanë Azerbajxhanit një avantazh të padiskutuar gjatë luftës së Karabakut në 2020. Sistemet e mbrojtjes bregdetare dhe raketat cruise Blue Spear paraqesin një kërcënim edhe më të madh, pasi këto raketa janë të afta të godasin objektiva në rrezet deri në 400 kilometra dhe kjo do t'i jepte Ukrainës mundësinë për të fituar kontrollin e pjesës më të madhe të Detit të Zi." Avia.pro shton: "Izraeli gjithashtu planifikon të furnizojë Ukrainën me sistemet e tij të mbrojtjes ajrore Iron Dome dhe Barak-8, si dhe dronët kamikazë Harop, sistemet anti-tank dhe, ka shumë të ngjarë, sistemet e raketave taktike "Lora" kopje e Iskandarit rus që izraelitët e rrëmbyen në Siri dhe e kopiuan…” Pra, misioni i Izraelit është t'i sigurojë kampit anti-rus diçka për të ndryshuar situatën si në qiell, në tokë dhe në det. Në këtë kontekst, është shumë logjike që Rusia të trokasë në derën e Rezistencës Palestineze dhe ta mbështesë atë kundër Izraelit. Më shumë se një vëzhgues do të kritikonte Rusinë se e mendoi kaq vonë këtë aleancë. Por më mirë vonë se kurrë. Më 20 prill 2021, edhe pse avionët F-16 izraelitë kishin depërtuar në qiellin e Gazës për të hedhur bombat e tyre, njësitë e Rezistencës Palestineze filluan të gjuanin ndaj tyre me raketa tokë-ajër super portative ruse të llojit Strela. Një breshëri Strela bëri që forcat ajrore sioniste të iknin dhe të strehoheshin në qiellin izraelit. Pas kësaj, kolumnistët ushtarakë sionistë me të drejtë e quajtën 'katastrofë' duke pretenduar se kjo do të thotë fundi i supremacisë ajrore të Izraelit në Lindjen e Mesme. Për momentin, askush nuk mund të vërtetojë se ishin rusët që furnizuan Gazën me këto raketa Strela. Por takimet e delegacionit të Hamasit në Moskë mund të ndryshojnë gjithçka.