Moska: Perëndimi është në rrugën e ringjalljes së fashizmit
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova dënoi sulmin ndaj ambasadorit rus në Poloni.
Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergei Andreev, u sulmua me bojë të kuqe në Varshavë gjatë një ceremonie të vendosjes së kurorave për nder të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një video e ceremonisë tregon Andreev të rrethuar nga një grup protestuesish me flamuj ukrainas. 9 maji, i njohur si Dita e Fitores, është një ditë kur Rusia dhe disa vende të tjera festojnë humbjen e Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shkroi në një deklaratë të hënën se mbështetësit neo-nazistë treguan edhe një herë fytyrën e tyre: "Kjo është një fytyrë e përgjakur", shkroi ajo sipas faqes së internetit Xinhua. Diplomatja ruse shtoi se rrënimi i memorialeve të heronjve të Luftës së Dytë Botërore, përdhosja e varreve të tyre dhe prishja e ceremonisë së vendosjes së kurorave në një ditë të shenjtë të kremtuar nga çdo qenie njerëzore, dëshmojnë se Perëndimi është në rrugën e ringjalljes së fashizmit. "Por siç thashë më parë, ne nuk jemi të frikësuar," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në një deklaratë dukje shtuar: “Duhet të jetë e frikshme për evropianët të shohin foton e tyre në pasqyrë”. Ambasada ruse në Varshavë tha javën e kaluar se zyrtarët polakë kishin rekomanduar anulimin e ngjarjes së këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë. Ambasada thuhet se anuloi të gjitha ngjarjet e Ditës së Fitores, por vendosi të lejojë ambasadorin Andreev të vizitojë varrezat ushtarake të hënën.