Gjermania e furnizon Ukrainën me tanke dhe artileri moderne
Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës tanke, artileri dhe pajisje moderne ushtarake dhe në të njëjtën kohë do të fillojë trajnimin e forcave ukrainase”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalna Bajerbuk , në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kolba në Kiev.
Gjermania dhe Holanda do të furnizojnë së bashku Ukrainën me topa të tipit Howitzer, sepse një vend fill i vetëm nuk mund të furnizojë me të gjitha pajisjet, ndërkohë që Gjermanisë i mungojnë këto sisteme artilerie. Megjithatë, Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës shtatë sisteme artilerie Howitzer dhe në të njëjtën kohë do të fillojë trajnimin e forcave ukrainase. Ministrja e Jashtme gjermane gjithashtu njoftoi se vendi do të rihapë së shpejti ambasadën e vet në Kiev. Annalna Bajerbuk mbërriti në Ukrainë dje në një vizitë të papritur në rajonin Bucha në veri të Kievit. Pentagoni gjithashtu tha se Uashingtoni deri më tani kishte dorëzuar më shumë se 85 nga 90 sistemet e artilerisë Howitzer në Ukrainë. Moska ka paralajmëruar se pajisjet ushtarake të ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për Ukrainën mund të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë dhe mund të kenë pasoja të paparashikueshme.