Ministri gjerman i Ekonomisë: Nuk jemi gati të bojkotojmë gazin rus
Ministri gjerman i Ekonomisë thotë se aktualisht Gjermania nuk mund të bojkotojë importet e gazit nga Rusia.
Sipas IRNA, ministri gjerman i ekonomisë Robert Hobek tha se vendi nuk është ende gati për një embargo të plotë ndaj gazit rus dhe se Berlini duhet të marrë masa përpara se ta bëjë këtë. Ministri gjerman i ekonomisë shtoi se një ndalim i hershëm i importeve të gazit nga Rusia mund të rrisë çmimet në tregjet botërore dhe ndoshta të prishë zinxhirin e furnizimit. Hobek vuri në dukje se: Ne duhet të ndërtojmë infrastrukturën më shpejt, në mënyrë që të mund të importojmë nga burime alternative të naftës dhe gazit. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen javën e kaluar tha se një plan i BE-së për të vendosur sanksione ndaj importeve të naftës nga Rusia mund të çojë në çmime edhe më të larta globale. Por Uashingtoni është i vendosur të punojë me Evropën për të siguruar një furnizim adekuat me naftë. Sanksionet ruse kanë prekur kompanitë e depozitimit të gazit. Sipas Entit Federal të Statistikave, ndërprerja e varësisë së Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane nga Rusia është jo vetëm e pamundur për momentin, por edhe e padiskutueshme.