May 19, 2022 08:09 Europe/Tirane
  • Amnesty International: Izraeli duhet të pranojë përgjegjësinë për krimet kundër palestinezëve

Amnesty International thotë se nuk duhet të harrojmë vrasjen e korrespondentes së Al Jazeera, Shirin Abu Akela.

Sipas Al-Jazeera, Amnesty International theksoi se Izraeli duhet të pranojë përgjegjësinë për krimet e tij kundër palestinezëve dhe se nuk duhet të harrojmë vrasjen e korrespondentes së Al-Jazeera, Shirin Abu Akela. Amnesty International ka theksuar më herët se Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të hapë rrugën që drejtësia dhe e vërteta të zbulohet dhe ajo duhet t'i japë fund ikjes së personave përgjegjës nga dënim, gjë e cila inkurajon vazhdimin e këtyre krimeve. Ndërkohë, ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra e quajti vrasjen e Abu Akela-s si "shumë shqetësuese" dhe bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent. Trupat izraelite të mërkurën e kaluar sulmuan rajonin Xhenin në Bregun Perëndimor, duke vrarë gazetaren palestineze të Al Jazeera, Shirin Abu Akela, e veshur me jelek anti-plumb.

Tags