Marina ruse merr 20 anije luftarake dhe 2 nëndetëse bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127454-marina_ruse_merr_20_anije_luftarake_dhe_2_nëndetëse_bërthamore
Zyrtarët qeveritarë dhe ushtarakë rusë kanë njoftuar se dy nëndetëse bërthamore dhe 20 anije luftarake do t'i dorëzohen marinës ruse deri në fund të këtij viti për të forcuar forcat detare të Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 20, 2022 20:23 Europe/Tirane
  • Marina ruse merr 20 anije luftarake dhe 2 nëndetëse bërthamore

Zyrtarët qeveritarë dhe ushtarakë rusë kanë njoftuar se dy nëndetëse bërthamore dhe 20 anije luftarake do t'i dorëzohen marinës ruse deri në fund të këtij viti për të forcuar forcat detare të Rusisë.

Zëvendëskryeministri i Rusisë Yuri Borisov ka njoftuar se 20 luftanije do t'i shtohen marinës së vendit këtë vit. "Rusia moderne nuk mund të ekzistojë pa një flotë të fuqishme," tha Borisov. Agjencia e lajmeve Tass citoi gjithashtu Sergei Avakyants, komandant i Flotës Ruse të Paqësorit, të thoshte se Marina ruse do të merrte nëndetësen bërthamore strategjike Kanyazvolg, si dhe nëndetësen bërthamore me shumë funksione Novosibirsk dhe nëndetësen elektrike me diesel Magadan. Thuhet se fuqizimi i mëtejshëm i marinës ruse është në përputhje me strategjinë e vendit kundër zgjerimit të NATO-s, e cila së fundmi pranuar një kërkesë zyrtare nga Finlanda dhe Suedia për t'iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.